Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që i dha lirinë ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili po hetohet për përfshirje në trafik droge.
Përmes një statusi plot ironi, Paloka thekson se kryeministrit Edi Rama i është kërkuar që të largojë ministrin Fatmir Xhafaj, ndërkohë që liroi Tairin.
Kujtojmë që ish-ministri Saimir Tahiri u përfshi në skandalin e përgjimeve të trafikantëve “Habilaj” kushërinj të tij të largët, të cilëve iu kishte shitur edhe makinën. Në përgjimet e Prokurorisë së Katanias trafikantët e përmendnin si personi me të cilin ndanin fitime.
Pas daljes së skandalit, Saimir Tahiri u shkarkua nga detyra e ministrit të Brendshëm, konkretisht më 11 mars të 2017-ës. Tahiri ka qenë ndër zyrtarët më të sulmuar nga opozita, PD dhe LSI, ndërsa ndaj tij janë lëshuar akuza të shumta, si përgjegjës për kanabizimin e vendit si dhe bashkëpunim me bandat kriminale.
REAGIMI I PALOKËS
I thone te largoj Fatmir Xhafajn, ky liron edhe Sajmir Tahirin…
Fajin per mos hapjen e negociatave sigurisht qe e ka opozita…
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit