Vijojnë kontrollet në Policinë e Shtetit për evindentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të cilët ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas policisë së shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë parë 2 raste, një në Tiranë dhe një në Kukës. 2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, dy valixhe me çipsa, një monitor për lojëra fati dhe tre njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.
Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi B. C., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën ”Nikolla Tupe”, në ambientet e lokalit të tij iu gjetën dy tavolina pokeri dhe dy valixhe me çipsa. Në qarkun Kukës, u procedua penalisht shtetasi E. K., 29 vjeç, pasi në qytetin e Tropojës, në lokalin e tij iu gjetën tre njësi kompjuterike dhe një monitor, të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, ose përmes rrjeteve sociale në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit çdo rast të paligjshmërisë.
Amerikanët e KFOR-it në zyrë te kryeprokurori i Prishtinës
Sot përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët p...
Zhegrova feston 27-vjetorin në finalen historike ndaj Turqis...
Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, per...
Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen...
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...