Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet këtë të premte protesta e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.
Protesta e 13-të nisi me të njëjtin skenar si ato të mëparshmet, ku përfaqësuesit e opozitës hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së bashkisë Tiranë.
Më pas protestuesit vijuan të dëgjonin përfaqësuesit politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”./euronews.al
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...