Opozita po shqyrton mundësinë për nisjen e protestave pa kthim dhe kryerjen e akteve të mosbindjes civile deri në përmbushje të kushtit të saj për krijmin e qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Në një intervistë për RTSH-në, nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha se koha e këtij aksioni politik mund të jetë pas muajit shtator.
Boçi tha se shtatori do të jetë muaji i finalizimit të percaktimit të drejtuesve politik në qarqe.
Me herët Luçiano Boçi është prezantuar si drejtues politik i qarkut të Shkodrës dhe Salianji si i qarkut të Elbasanit.
Ende PD nuk ka bërë të ditur drejtuesit e tjerë të qarqeve, por ajo që dihet me siguri është se jo vetëm mbështetesit e Berishës, por edhe të Gazment Bardhit, do të jenë në këto pozicione, për të udhëhequr fushatën si edhe listën e deputetëve në qarqet ku do të caktohen.
Boçi tha se PD është e hapur për bashkim edhe me ato parti që sikundër thotë i kanë bërë opozitë opozitës.
Përjashtim kategorik bën bashkimi me Lulzim Bashën, tha nënkryetari demokrat Luçiano Boçi, pasi sikundër thotë Basha nuk ka një parti politike dhe është në një realitetet të vetin iluziv politik./rtk/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...