Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla tha se po vazhdon lufta kundër prodhimit dhe shpëndarjes së lëndëve narkotike.
Balla me anë të një postimi në Facebook tha se kjo vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin.
Minstri i brendshëm shqiptar ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e koduar “Old plants”, ku u arrestuan 16 persona.
“Lufta kundër prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Tiranë për operacionin e koduar “Old plants” dhe çmontimin e një rrjeti kriminal me 16 persona të vendosur para drejtësisë, që shfrytëzonte Malësinë e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike”, shkroi Balla.
Ai tha se presin operacione të tjera si ky./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...