Shkon në 51 numri i të arrestuarve për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit policor “Rrjeti” i cili u zhvillua në qarkun e Elbasanit dhe në bashkinë e Pogradecit në Shqipëri.
Në kuadër të këtij operacioni, ndër më të mëdhenjtë e zhvilluar ndonjëherë në vend, kundër narkotikëve, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municion luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.
Policia deklaroi se gjatë këtij operacioni u godit plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjera kriminale.
Hetimet u zhvilluan në një periudhë tre mujore ndërsa në operacionin e 29 Qershorit u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë.
Sipas prokurorisë, shtetasit e ndaluar prej disa vitesh, ushtronin veprimtaritë kriminale në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Ata vepronin të ndarë në disa grupe kriminale dhe kishin ndarë gjithashtu edhe zonat e influencës ku e ushtronin veprimtarinë e tyre kriminale./tch/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja