Kreu i grupit të PS, Taulant Balla foli në Kuvend për reformën zgjedhore, ku tha se PS është e gatshme të diskutojë ndryshimet kushtetuese.
Ai kërkoi edhe mbështetjen e palëve politike, për të votuar Kodin zgjedhor sa më shpejt ndërsa theksoi se PS është dakord për listat e hapura.
“ Jemi të gatshëm dhe për vendosjen e një pragu kombëtar. Diskutimi për Kodin Zgjedhor duhet të fillojë javën e ardhshme. PD dhe LSI insistuan për mos të depolitizuar komisionet. Jemi reflektimi i asaj që duan shumica e shqiptarëve.
Ne do të çojmë para marrëveshjen me opozitën jashtë-parlamentare dhe me ju,. Një marrëveshje trepalëshe të arrijë të organizojë zgjedhje të denja.
Edhe marrëveshja e 2017 ishte që PD mori gjysmën e qeverisë, avokatin e popullit garancia ishte që të njihej rezultati i zgjedhjeve, por që nuk ndodhi.
Kuvendi nuk merr urdhra e them për ata jashtë këtë, të tregojnë respekt për deputetët që kanë dalë nga listat e tyre. Po ua them troç jemi dakord për listat e hapura”, tha ai./TCH
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...