Në ditën e 18 të përmbytjeve, Shkodra ka njohur përkeqësim të mëtejshëm të situatës dhe sipërfaqen me te madhe të tokave bujqësore nën ujë.
Brenda 24 orësh, harta është zgjeruar me rreth 400 hektarë duke shkuar ne total ne mbi 2100 hektarë tokë të përmbytura. Reshjet e shiut, shkarkimet nga hidrocentralet dhe fryerja e lumenjve dhe liqenit ka bere qe ne Obot, uji në rrugën kryesore të Shkoje me mbi 1 metër e 10 cm.
Kryetarja Voltana Ademi thotë se ky është momenti më delikat për Shkodrën teksa kërkoi shpallen e gjendjes së emergjencës lokale.
Ndërsa për banorët, uji është shtuar aq shumë, sa nga frika kanë filluar të vetë evakuohen.
Edhe në njësinë administrative të Dajçit, përmbytjet kanë sjellë probleme. Mbi 900 hektarë tokë janë nën ujë ndërsa lumi Buna ka dalë me mbi 30 centimër nga shtrati dhe i është drejtuar fshatrave. Forcat e FNSH kanë ndërhyrë për evakuimin e gjësë së gjallë./TCH
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...