Ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë do të mblidhen në 1 shtator në Tiranë, për të parashtruar para kryeministrit Edi Rama, përmbushjen e objektivave qeverisës, por edhe të detyrave specifike të ngarkuara më herët nga kreu i qeverisë.
Kjo është tashmë një praktikë e konsoliduar e kryeministrit Rama, që i shërben jo vetëm për të parë sy më sy dhe për të analizuar çdo sektor të qeverisjes, por edhe për të zgjidhur problematikat që për arsye të ndryshme nuk kanë dhënë zgjidhje për qytetarët.
2 herë në vit e zhvillon këtë analizë kryeministri Edi Rama. I fundit ishte takimi që u mbajt më 9 mars, ku morën pjese edhe te zgjedhurit lokalë.
Analiza ndahet në disa shtylla kryesore përfshirë: reformat e integrimit, politikën e jashtme, mirëqeverisjen, rendin dhe sigurinë, politikën e jashtme dhe padyshim edhe investimet publike.
Rezultatet e arritura nga secili prej sektorëve do të jetë përcaktues për vijimin e ushtrimit të përgjegjësive publike. Kryeministri Rama, në mandatin e 3-të qeverisës, synon që politikat dhe reformat ti sigurojnë edhe mandatin e 4-et./rtsh/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari