Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, ishte i ftuar në puntatën e sotshme të emisionit “Xing me Ermalin”, ku pa e nisur ende mirë intervistën, ka shkaktuar të qeshura të shumta me batutat e tij.
Vetëm pak pas mbërritjes së Metës në studio, moderatori i emisionit Ermal Mamaqi, deklaroi se intervistën nuk do ta niste ai, por një person që aspiron të bëhet kryeministër. “Aleksandër Frangaj?”- pyeti menjëherë presidenti duke shpërthyer më pas në të qeshura së bashku me publikun dhe Mamaqin.
“Pse, Sandri aspiron të bëhet kryeministër?”-vijoi më tej Ermal Mamaqi, ndërsa Meta iu përgjigj: “Ai nuk e ka thënë asnjëherë, megjithatë nuk e besoj… Po këtu s’ka mandat!” Mirëpo, personi që aspironte të bëhej kryeministër në fakt ishte Era Meta, vajza e presidentit, e cila intervistoi të atin gjatë emisionit. /Xing.al.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...