Komiteti Teknik i Ekspertëve për Pandeminë në Shqipëri ka marrë vendim që të mos ndryshojë masat aktuale ndaj COVID-19.
Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli, bëri thirrje për zbatimin me rigorozitet të masave aktuale.
“Komiteti i ekspertëve mendon se niveli i masave shtrënguese do të mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen për zbatimin e tyre me rigorozitet”.
Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç.
“Komiteti ka marrë vendimin pas shqyrtimit të komitetit të vaksinimit. Në këtë situatë prioritet mbetet vaksinimi me dozën e parë, po ashtu komiteti ka vendosur që qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë, jo më herët se gjashtë muaj pasi kanë bërë dozën e dytë duke filluar nga data 1 nëntor”./ A2 CNN
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë