Është mbyllur takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian i cili u zhvillua ditën e sotme në Luksemburg. Në takim nuk është marrë asnjë vendim për Tiranën dhe Shkupin, e tashmë duket se “topi” do t’i kalojë krerëve të shteteve të BE-së.
Alexander Schallenberg, ministri i Jashtëm austriak, është shprehur se nuk ka vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Do të diskutohet në mbledhjen e krerëve të shteteve në Bruksel dhe më pas në Këshill”, tha ai.
Më herët, ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola, u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen, duke dalë kështu kundër propozimit të bërë nga Finlanda.
“Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”,-tha Amendola.
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...