Cili është studenti vlonjat që u përball me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Universitetin e Vlorës. ABC News u takua me të pas takimit.
Ky është student i cili do të mbahet mend për shprehjen: “Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin”.
Andi Bërdëllima, në vitin e tretë të juridikut, gjatë takimit në Universitetin e Vlorës i bëri kryeministrit Rama një historik të qeverisjes së tij.
“Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin”– i tha ai Ramës.
Andi Bërdëllima, student: “Nuk e thashë thjesht për bujë, sa për t’u dukur, por është diçka që çdokush e ndjen, nuk ka ç’them më shumë, se do kaloja te pjesa e partive”.
Bërdëllima foli edhe për familjen e tij; nëna nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati kishte marrë kredi për legalizimin e shtëpisë. Ai denoncoi se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki, nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.
Andi Bërdëllima, student: “Unë i thosha mos e paguaj se kemi shpresa për legalizime falas. E paguaj këstin disa milionë dhe rreth një vit nuk erdhi fare ajo. Seç u bënë ca ndryshime, me kërkesa dhe kërcënime boshe nga ana jonë, na mori posta në telefon dhe tha që ka ardhur leja e legalizimeve”.
“Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, me vjen turp”-tha ai.
Andi Bërdëllima, student: “Duket sikur jam kundër kryeministrit, Nuk jam fare kundër kryeministrit, madje më duket më cool nga të gjithë kryeministrat. Ai është më afër realitetit e shikon që është keq dhe e thotë, por nuk po ndryshon gjë realisht”.
Pasi Rama pyeti Bërdëllimën se si e kishte blerë iPhone kur pretendonte se ishte i varfër, ky ia ia ktheu: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel? /abcnews.al
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...