Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka në një postim në rrjetet sociale demaskon qeverinë e Ramës.
Ai shkruan se ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.
Muka shkruan se Peleshi në vitin 1989 ka mbaruar gjimnazin, më pas fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës.

“Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale?
Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”, shkruan Muka.

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë