SPAK ka përfunduar zyrtarisht hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin dhe dosja pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
Këtë të martë pritet të njihet edhe nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, me akuzat nga Prokuroria e Posaçme.
Në një reagim për median para SPAK, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të paraqitet personalisht në gjykatë, pasi do të përfaqësohet nga një ekip avokatësh.
Ajo u shpreh se ka projekte personale për të cilat do të fokusohet, ndërsa shtoi se procesi gjyqësor do të shërbejë për ballafaqimin e provave mes palëve.
“Avokati im është në një masë sigurie tjetër, por do kemi një ekip të mirë avokatësh, ku për hirë të së vërtetët mund te jetë një risi në proceset gjyqësore. Kam marrë vesh që kur çështja shkon në gjykatë, mund të mos paraqitem fare. Dëshmitarët të gjithë aty nuk kanë thënë asnjë kundër meje apo kundër Ilir Metës, apo kundër mamasë sime. I gjithë procesi atje është ligjor, dhe le të nisë gjyqi, do ballafaqohemi me provat“, tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se edhe artikuj të portaleve janë marrë si provë nga SPAK.
Me mbylljen e hetimeve, SPAK pritet të formalizojë akuzat dhe të çojë dosjen në Gjykatën e Posaçme për shqyrtim gjyqësor./rtsh.al/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...