Prej disa ditësh, Vlora është kthyer në destinacionin më të fundit të elitës globale.
Miliarderi francez Bernard Arnault, një nga figurat më të fuqishme të biznesit luksoz ndërkombëtar, ndodhet në ujërat e kristalta të bregdetit shqiptar, duke shijuar pushimet verore në jahtin e tij superluksoz.
Arnault, kryetar dhe CEO i LVMH – konglomeratit më të madh të mallrave luksoze në botë (Louis Vuitton, Dior, Fendi, Givenchy, Mowt & Chandon e shumë të tjera) – renditet aktualisht si njeriu i gjashtë më i pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 150 miliardë dollarë.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se Arnault ndodhet në Shqipëri për pushime, ndërsa jahti i tij është fotografuar përballë Gadishullit të Karaburunit.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...