Kur ka mbetur edhe 1 javë larg nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, në parkun Olimpik Fetie Borova kanë mbërritur rreth 144,783 pako zgjedhore më vota nga emigrantët shqiptarë.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga KQZ, rreth 221 mijë pako zgjedhore janë tërhequr nga emigrantë nga 245 mijë në total.
Qytetarët që kanë tërhequr pakot zgjedhore duhet që, pasi të kenë votuar, ta nisin zarfin përmes kompanisë së kontraktuar sa më shpejt, pasi çdo vote, e cila mbërrin në territorin e Shqipërisë pas orës 19 të datës 11 maj, do të jetë e pavlefshme.
Shtetet nga ku kanë mbërritur më shumë zarfe janë Italia Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, janë qarqet nga ku kanë mbërritur më shumë zarfe.
Zarfet po monitorohen 24 orë nga kamera sigurie dhe përfaqësues të partive politike. Ato do të hapen më 11 maj, në momentin kur fillon edhe numërimi i votave të qytetarëve që kanë votuar në Shqipëri./rtsh/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...