Kompania e call-center-ave Teleperformanca u ka kërkuar dhjetëra punonjësve të mbyllen në shtëpi pasi një prej stafit ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Lajmin e njoftoi Sindikata Solidariteti me një postim në Facebook, ku thuhet se punonjësve të call-center-it u është kërkuar të vihen në karantinë.
Sindikata pretendon se e ka të konfirmuar lajmin nga disa burime, ndërkohë që edhe vetë kryetari i saj, Tonin Preçi është një nga të izoluarit në shtëpi.
“Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie. Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi.”
Kompania thuhet se u ka kërkuar punonjësve, që nëse ndihen mirë ta vazhdojnë punën nga shtëpia.
Sindikata bën thirrje autoriteteve dhe vetë kompanive që të shtojnë vëmendjen për kujdes shëndetësor në sektorin e call-center-ave pasi punohet në grupe të mëdha dhe në ambiente të mbyllura./exit.al

Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...