Drejtoria e Policisë së Fierit ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure se ka dokumentuar ngjarjen e datës 8 janar të këtij viti, ku mbeti i vrarë shtetasi Denis Kasaj dhe u plagosën 2 të tjerë.
Sipas një njoftimi për shtyp, lidhur me ngjarjen është ndaluar një nga bashkëpunëtorët, ndërsa vetë autori i krimit është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit, kanë qenë hetuesit e sektorit të Krimeve të Rënda që kanë vënë në pranga shtetasin Ylli Nazëraj, 45 vjeç dhe banues në Ballsh, nën akuzën e “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes.
Ndërkohë, personi i shpallur në kërkim është shtetasi me inicialet E.B, ndaj të cilit Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, nën akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”/ Top Channel/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...