Dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Shkodër.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, shkruan Arbresh.info.
A.P ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes kurse L.K ka vdekur në Spitalin Rajonal të Shkodrës, kurse nën kujdesin e mjekëve janë E.V 43-vjeçar dhe një grua M.K 25-vjeçare.
I dyshuari është arrestuar pas disa minuta ndjekje nga policia tek i cili edhe është sekuestruar arma e zjarrit automatike.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot