Një ngjarje misterioze ka ndodhur në një hotel në Dhërmi, ku është zhdukur një i ri 27-vjeçar nga Tirana.
Sipas njoftimit të Policisë, denoncimi për humbjen e tij është bërë nga vëllai i tij, 24-vjeçari, K.Z.
Policia njofton se është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, dhe po punohet intensivisht për gjetjen e tij.
“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025 vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk është kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. /euronewsalbania/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”