Deklaratat nga konferenca e rektorëve morën një tjetër rrjedh dy ditë nga nisja e vitit të ri akademik në universitet. Njoftimet dhe qëndrimet zyrtare të institucioneve arsimore, ndonëse quhen autonome, u publikuan njësoj si vitin e shkuar, me shumë vonesë dhe paorganzimin e duhur për t’iu dhënë kohë studentëve për të marr edhe ata veprimet e tyre. Gjithsesi, në auditore do të hyjnë vetëm të vaksinuarit, ndërsa për të pabindurit rekomandohen dy rrugë; ose vaksina ose shtyrja e vitit.
Mësimi online nuk do të aplikohet. Sipas rektorëve brezat nuk mund të diplomohen online, aq më tepër ata të cilët studiojnë shkenca ekzakte.
Ditën e hënë hyrja e par në fakultete do të ruhet me ligj dhe punonjës të sigurimit, për të lejuar pjesëmarrjen vetëm të studentëve të vaksinuar ose me dokumentacion përkatës.
Numri i studentëve të vaksinuar është relativisht i ulët. Nga shifrat kontradiktore të dhëna nga burime të ndryshme, mësohet se në kryeqytet janë vaksinuar afro 20% e studentëve, ndërsa në fakultetet e rretheve përqindja është shumë herë më e ulët.
Më së shumti, studentët kanë preferuar vaksinat e njohura nga Bashkimi Europian. Paralelisht me ndërgjegjësimin e studentëve nga stafet pedagogjike, pranë fakulteteve kanë nisur edhe diskutimet me mjekët për çdo informacion shtesë që do të duan studentët e pabindur ende për të bërë vaksinën.
Për dy vite me radhë, studentët morën mësim të cunguar nëpërmjet platformave online. Ky do të jetë viti i tretë i vështirë për arsimimin e profesionistëve të rinj në kohë pandemie./A2/
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen anga...
Nis seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhame...