Në ndër të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ceremonia e nderimeve për shkrimtarin e madh organizohet me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.
Nga ora 09:00-12:30 do të mbahen homazhet dhe më pas kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.
Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak.
Këshilli i Ministrave e shpalli ditë zie kombëtare 2 dhe 3 Korrikun. Në nder të Kadaresë edhe Kosova mban zi pasi dita e sotme është shpallur zi shtetërore./tvklan.al
LEXO EDHE:
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...