Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka kujtuar sot, votimin e pesë viteve më parë në Kuvend, ku ai u zgjodh president.
Në atë kohë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ishin bashkë në koalicion dhe votuan me 74 vota Nishanin, ndërsa Partia Socialiste e bojkotoi procesin.
Statusi i Bujar Nishanit në Facebook:
“Si sot, 5 (pesë) vite më parë, Kuvendi i Shqipërisë më besoi duke më zgjedhur Presidentin e Republikës.
11 Qershor i 2012, më ngarkoi një përgjegjësi të madhe dhe më ofroi Nderin më të madh që mund të ketë një njeri në jetën e tij si shërbyes i vendit.
Sot, dëshiroj t’ju shpreh falënderimin tim më të sinqertë atyre që më propozuan dhe më nderuan.
Sot, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre që më votuan dhe më privilegjuan me besimin e tyre.
Lutem që të gjithë ata të mos i kem zhgënjyer”.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...