Presidenti Bujar Nishani i dorëzoi kardinalit Ernest Simoni, urdhrin e lartë “Nderi i kombit”.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, kreu i shtetit kujtoi vuajtjet e kardinalit në kohën e komunizmit, ndërkohë që vlerësoi si të çmuar, kontributin e tij për imazhin e popullit shqiptar.
“Kardinali Ernest Simoni I ka bërë një nder të madh kishës katolike shqiptare, besimtarëve katolikë, Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve. I ka bërë një nder të madh identitetit shqiptar. I ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm virtyteve të njeriut dhe ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonëshme e të pazëvendësueshme mësimeve të njerëzimit”, tha presidenti Nishani.
Nishani po ashtu tha se kisha katolike ka luajtur një rol kyç për mbajtjen gjallë të shpresës tek njerzit dhe mirësisë në vend.
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...