Inspektori i RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili mbeti i vrarë gjatë një aksioni në Lazarat, është dekoruar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, dhënë pas vdekjes.
Në ceremoninë e rastit, Presidenti Nishani, është shprehur se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë vendin e shpresës.
“Ditë si kjo janë jo vetëm ditë kujtese dhe vlerësimi, por mbi të gjitha mbajnë në vetvete thirrjen për të qenë së bashku!
Së bashku për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar! Së bashku për të vënë të drejtën në vend, për të vendosur drejtësi jo vetëm për Ibrahimin që të prehet i qetë në shtëpinë e Zotit, por dhe për ata qindra ish kolegë të tjerë të Ibrahimit që kanë humbur jetën dhe që e rrezikojnë atë në luftën që zhvillojnë kundër krimit të organizuar!”,- është shprehur presidenti Nishani.
Ai tha se, do të kërkojë vëmendjen maksimale të organeve shtetërore për krijimin dhe funksionimin e instrumentave të nevojshëm që garantojnë një jetesë normale.
“Si Kreu i Shtetit do të vijoj të kërkoj vëmendjen maksimale të organeve shtetërore për krijimin dhe funksionimin e instrumentave të nevojshme që garantojnë një jetesë normale për vetë efektivët e policisë, për familjet e tyre që jo rrallë janë ndeshur me fatin e keq të ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre dhe jo rrallë nuk kanë mundur të gëzojnë kushtet e duhura lehtësuese për fëmijët dhe familjarët e të rënëve në krye të detyrës!”,- tha Nishani.
Ibrahim Basha u dekorua me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”./Mapo.al
Rama pas vizitës te Thaçi: Komandantin e gjeta të buzëqeshur...
Pa rrymë e pa përgjigje nga KEDS: Banorët e rrugës ‘Brigada ...
Tension dhe përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet sean...
Dogana kap pjesë automjetesh të padeklaruara tek Dheu i Bard...
Burgim të përjetshëm për ish-anesteziologun francez që helmo...
Zelensky: Kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati...