Tre elektriçistë në Kukës kanë mbetur të bllokuar për disa orë në borë, ndërsa ishin nisur për të riparuar një defekt teknik në fshatin Borje.
Operatori Shëprndarjes së Energjisë Elektrike thotë se “ gjatë paradites se sotme, 3 elektriciste te Kukesit u nisen rreth ores 11.00 per ne fshatin Borje, per te riparuar fidrin 8, i cili shtrihet nga HEC Orgjost dhe deri ne fshatin ne fjale, 37 km larg Kukesit”.
Pasi kane ecur per ore te tera në trashësinë e bores prej 1m e gjysme, elektricistet jane bllokuar nga i ftohti, duke mos levizur nga vendi.
Nën kushte te ashpra atmosferike ata kane leshuar sinjalin SOS, ndersa po mbushnin rreth dy ore te bllokuar dhe gjendja shendetesore e tyre po rendohej.
OSHEE sqaron se është dashur nderhyrja e banoreve te fshatit Borje dhe Shtabit te Emergjencave, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tyre nga debora dhe shpetimin e jetes.
Aktualisht tre elektriçistët jane rehabilituar falë sherbimit mjekesor dhe jane jashte rrezikut per jeten.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran