Qeveria shqiptare ka përfshirë në programin e vaksinimit edhe shtetasit afgan të strehuar në vendin tonë.
Gazetari i Top Channel thotë se paraditen e kësaj të premteje, në Shëngjin, Lezhë e Durrës ka mbërritur një ekip për të vaksinuar të gjithë personat madhor strehuar atje.
Fotot e siguruara nga Top Channel tregojnë momente nga vaksinimi. Nga 644 qytetarë afganë mbërritur në Shqipëri në Shëngjin janë strehuar 435 prej tyre.
Një prej qytetarëve afgan të vaksinuar i tha Top Channel se ishte shumë falenderues qeverisë për vaksinim duke shtuar se ky është një tjetër hap për në të jetuarit të sigurt.
Të gjithë të ardhurit afganë në Shqipëri menjëherë sapo kanë mbërritur i janë nënshtruar testeve për Covid 19.

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1