Në Shqipëri ka nisur stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA-s, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Në ceremoninë hapëse kanë marrë pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Mesazhi i përbashkët, “Shqipëria do të mbrojë gjithnjë vlerat e paqes dhe unitetit krah për krah SHBA-s e NATO-s”, raporton TopChanel.
Sot Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do ti bashkohet Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë në kuadër të ‘’Defender Europe 23’’.
Theksojmë se nga 21 maj deri më 2 qershor, Kosova është edhe nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”.
Ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, u mbajt të dielën më 21 maj, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...