Ka nisur senaca parlamentare gati një muaj pas shpërthimit të pandemisë së covid-19 në vend.
Ashtu siç ishte paralajmëruar deputetët kanë hyrë me maska dhe nën masa të rrepta sigurie.

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi në fjalën hyrëse tha se: Pa u mbyllur gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit, hymë në një tjetër. Jemi duke i fituar të dyja këto beteja. Një falenderim i veçantë për mjekët që janë në krye të kësaj beteje. 8 institucionet që nuk iu përgjigjën thirrjes për të ulur rrogat të reagojnë. Kjo pandemi po tregon se njerëzimi ka nënvlerësuar rreziqet e globalizimit. Koronavirusi i dha botës një mësim. Mirënjohje edhe për të gjithë gazetarët dhe Forcat e Armatosura.
Ruçi tha më tej se: Shëndetësia duhet të jetë një nga prioritetet kryesore. Shëndeti Publik dhe mbrojtja nga pandemitë duhet të kenë më shumë fonde.
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten