Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Në këtë bashki të Qarkut të Korçës janë 7 qendra votimi për t’u numëruar. Pusteci ka gjithsej në listë 4366 zgjedhës.
Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë në rang vendi 48.59% e zgjedhësve.
Pritet që procesi i numërimit të nisë së shpejti edhe në qarqet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit./tvklan.al/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...