Votimi në Himarë për kryetar bashkie, ka nisur normalisht.
Në orën 07: 10 banorët e Himarë fshat kanë nisur të votojnë në qendrën e votimit tek shkolla greke në Himarë. Ata kanë pritur derisa është hapur qendra e votimit.
Në garë për postin e kryetarit të Bashkisë së Himarës është Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Të dy kandidatët do të përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.
Në Himarë janë 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës./tch
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran