Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës.
Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Deri tani janë 3 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 414 vota, ndërsa PD ka siguruar 205.
“Ka një moment tensioni, zoti Celibashi u kërkon përfaqësuesve të PD që të vendosin kartën identifikuese. Kërkesa u refuzua sepse duhej ndjekur protokolli për të gjitha kutitë.
PD këmbëngul për shkak të problematikave të ardhur nga Greqia. Sipas PD ishte një anomali se si ka mundësi që zarfet nuk vinin për shumë ditë, ndërsa në ditët e fundit erdhën. Problematikat PD i ka ngritur ditë pas dite, ku sipas tyre në Greqi është bërë një krim zgjedhor dhe ka paralajmëruar padi në SPAK. Demokratët kërkojnë ndarjen e votave”, raportoi gazetarja e TCH, Elda Menga.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...