Një ngjarje me fund fatal është parandaluar në Elbasan.
Shtetasi 26-vjeçar Besnik Zika 26-vjeç banues në Durrës akuzohet se në fshatin Përvallë për shkak të konflikteve të pronësisë ka tentuar të djegë me benzinë banesën e xhaxhait të tij, M.Z., 70 vjeç si dhe më pas e ka goditur atë me thikë.
Shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë .Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe banuese në fshatin Përvallë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale“Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/3, 151 dhe 22 të Kodit Penal. /albeu.com
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...