Një ngjarje tronditëse ka ndodhur tek spitali COVID 2 në Tiranë.
Mësohet se pacienti 65 vjeçar me inicialet H.M nga Fushë-Kruja me COVID-19 është hedhur nga kati i katërt i Spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.
Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa prej dy ditësh ai ishte shtruar në spital.
Reagimi i policisë për ngjarjen
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë kjo është ngjarja e dytë fatale e së njëjtës natyrë, pasi më herët (më 13 gusht) një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku./ TCH
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...