Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë një Shkodër, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.
Së fundmi policia ka arrestuar Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12- vjeçares).
Policia sqaron se ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, 12-vjeçares E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal- Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor- Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...