Ngjarja në Kamëz, gjendet një mjet i djegur në Fushë Krujë

09:29 | 14 Gusht 2018

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kamëz në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Banesa dhe lokali i Shkëlqim Halilit është sulmuar me armë dhe pastaj edhe me eksploziv.

Fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

Policia ka bërë të ditur se në Fushë Krujë ka gjetur të djegur një makinë, ku brenda saj janë dy kallashnikovë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në vijim të informacionit të dhëne më parë për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Sh. H., si dhe është hedhur një sasi lëndë plasëse, në Fushë Krujë është gjetur një mjet i djegur tip ‘Fuoristradë’, ku në brendësi të mjetit janë gjetur dy armë zjarri tip ‘Kallashnikov’, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara