Shkon në tre numri i të arrestuarve në kuadër të operacioni “Godull”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe forcat operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin.
Arrestohet Bajram Zeta, 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës