Nga Ulqini presin që edhe këtë vit shumica e turistëve të jenë nga Kosova

07:11 | 27 Maj 2020

Kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi, Fatmir Gjeka i cili ka edhe funksione drejtuese në Ulqin thotë se ky vend është përgatitur për të pritur një numër të madh të turistëve.

Ai ka thënë se turizmi është degë kryesore e ekonomisë së Malit të Zi.

“Presim më së shumti turistë nga Kosova që janë edhe turistë tradicional në Ulqin”, tha ai.

Gjeka thotë se nuk do të ketë kontrolle kufitare ndaj turistëve përfshirë edhe ata nga Kosova.

“Rreth 80% të turistëve i kemi nga rajoni, ndërsa rreth 50% janë nga Kosova”.

Kryetari i Partisë Demokratike  në Mal të Zi thotë se nuk pritet rritje e çmimeve as në këtë sezon turistik dhe sipas tij madje do të jetë e kundërta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara