Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Jeruzalem, Izrael, në një vizitë zyrtare pune që ka nisur më 25 janar dhe do të përfundojë sot, 27 janar 2026, me pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo ngjarje ndërkombëtare zhvillohet për të adresuar sfidat globale në luftën kundër antisemitizmit.
Kujtojmë se të hënën, ai mbajti një fjalim historik në Knesset, ku tha se Shqipëria duhet të përdoret si busull orientimi dhe shembull bashkëjetese fetare.
Njoftoi se në vendin tonë, konkretisht në qytetin bregdetar të Vlorës, do të hapet një muze për të kujtuar veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë nga torturat e nazistëve.
Po ashtu, ai tha se edhe tunelet ku u torturuan pengjet izraelite nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, në të njëjtën mënyrë duhet të ruhen si shembull i bashkëjetesës kolektive.
“Lulëzoftë në përjetësi shteti i Izraelit dhe në dinjitet populli palestinez dhe të dyja kombet të jenë sëbashku në të ardhmen”, kështu e mbylli fjalën e tij në parlamentin izraelit, pasuar me duatrokitje.
Nga ana tjetër, homologu i tij, Benjamin Netanayahu, e vlerësoi personalisht Ramën duke u shprehur se “ai qëndron mbi të tjerët, jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe atë moral”.
Kreu i qeverisë izraelite tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë, ndërsa përmendi edhe simbolin e shqiponjës në flamurin kuqezi./tvklan.al
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...
Rama përfundon sot vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në ...
Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan në Sojev, shkak gru...
Rritje rekord e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë...
57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit ...