
Migrants intercepted in international waters and sent to a reception facility in Albania earlier this week, board an Italian coast guard vessel at the port of Shengjin, Albania, with destination Italy, after a court in Rome rejected their detention, on Saturday, Oct, 19, 2024. (AP Photo/Vlasov Sulaj)
Nga e hëna anija “Libra” e Marinës italiane, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të transportuar drejt Shqipërisë emigrantët që janë “të përshtatshëm”, vetëm burrat e rritur, “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.
“Corrire della Sera” raporton se vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte që “procedura kufiri i përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurt vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian, shkruan A2cnn.
Tani është e qartë: për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk mund të përcaktohet vend i sigurt nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.
Vendimi i gjykatës së Romës vendosi se “procedura e përshpejtuar e kufirit” nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian. Tashmë është e qartë se për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së një vend nuk mund të përkufizohet si i sigurt nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.
Prandaj, nëse do të ndiqeshin kriteret e Gjykatës së BE-së, Roma do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar Tunizinë, Egjiptin apo Bangladeshin nga ku vijnë shumica e azilkërkuesve. Dhe kjo do të shënonte fundin e “projektit shqiptar”.
Pas një fillimi të pasuksesshëm në tetor, përplasjeve me sistemin gjyqësor, polemikave të ashpra politike dhe debateve mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po e provon sërish.
Më 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një dekret ligji që shënon përmirësimin e listës së saj të “vendeve të sigurta”, e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropiane.
Të martën e kaluar, erdhi akti i parë formal që vë në dyshim legjitimitetin e këtij vendimi: Gjykata e Bolonjës, duke shqyrtuar një ankesë të një burri tridhjetëvjeçar nga Bangladeshi të cilit iu refuzua azili, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë të BE-së të vendosë nëse ai dekret duhet të mos zbatohet, duke qenë se kriteret e përdorura nga qeveria për të përcaktuar një vend si “të sigurt” janë në kundërshtim me të drejtën evropiane. Kjo për të parandaluar rrezikun e një shqyrtimi të përafërt dhe standardizuar që mund të çojë në një rritje të përgjithshme të deportimeve në shkelje të parimit të mos-refuzimit, parim ky thelbësor i të drejtës ndërkombëtare.
Ndërkohë kampet emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen dhe burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar nga thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët.
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...