Nga 4 janari të gjithë punonjësit e administratës, qendrave tregtare, supermarketeve dhe marketeve ushqimore duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.
Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 23 Dhjetor thuhet se të gjithë punonjësit e këtyre subjekteve, duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës një nga dokumentet që tregon se nuk është bartës i virusit.
Në urdhrin e lëshuar nga ministrja Ogerta Manastirliu, shkruhet se punonjësit duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në të kundërt të gjithë ata që nuk kanë certifikatë vaksinimi duhet të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-albania që vërteton shërimin nga Covid-19.
Ko certifikatë ka afat 6 muaj nga shërimi nga Covid-19. Kush nuk është i vaksinuar, duhet të paraqesë çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk është mbartës i virusi. Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm ata persona që kanë një dokument mjekësor për mospalikimin e vaksinës.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të jetë Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP që do të monitorojnë zbatimin e urdhrit.
Për të parandaluar përhapjen e covid-19, baret dhe restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllur pas orës 2300, përveç natës së ndërrimit të viteve./tvklan/
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...