Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur komunikimin e sotëm në rubrikën “Sy më Sy” duke publikuar disa pamje nga Tuneli i Murrizit, i cili do të hapet nesër në Ditën e Verës.
Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë një ditë pasi dorëzoi listat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 11 majit.
Duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve, Rama tha se ky është tuneli i shumëpritur dhe i fton ndjekësit që të zbulojnë copë Shqipërie të mrekullueshme.
“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që e ka pritur me vite. Mendoj që e plasi syrin e keq se në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr. Nesër tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me ditën e verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë. Nëse nuk ke shkuar, do të zbulosh një copë Shqipërie të mrekullueshme. Kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme të paarritshme në mënyrë normale”, tha Rama.
Kryeministri premtoi se sa të jetë ai në qeveri rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë.
“Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se sa rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paparashikuara. Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi. Rruga e Arbrit dhe Tuneli sa të jem unë këtu s’do ketë tarifë, sa të jem unë. Më mbrapa shihni e bëni”, tha Rama./a2cnn
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...