Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, ka bërë me dije rezultatet e kontrolleve për kompanitë që tregtojnë naftë dhe gaz të lëngshëm në vend.
Si rezultat i këtij procesi kanë rezultuar mangësi nga gjendja e deklaruar te të gjithë operatorët që operojnë me karburant në magazinat e lira, 1 operator që operon me gazin natyral të lëngshëm dhe 1 rafineri prodhimi, më konkretisht si më poshtë:

– ROYAL TRADE COMPANY sha
– PORTO ROMANO OIL sha
– GENKLAUDIS sha
– EUROPETROL sha
– EROIL sha
– BOLUNMEZ PETROL sha
– LA PETROLIFERA ITALO – ALBANESE sha
– MARE OIL Sh.A
– TOSK ENERGJI Sha,
Në total, nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për:
– 752,015 litra karburant dhe
– 77,451 litra gaz.
Në total detyrimi i munguar dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë (1.06 mln euro).
“Kontrolli u krye për periudhën 2018 – deri në gusht 2019, dhe konsistoi në krahasimin e të dhënave të sistemit informatik doganor, matjeve fizike të vitit 2018 me gjendjet e matjeve fizike të kryer nga grupi i kontrollit, duke shtuar veprimet doganore të periudhës në kontroll. Grupi i kontrollit gjithashtu, përllogariti dhe analizoi firot natyrore e teknike të njohura sipas bazës ligjore në fuqi”, bëri me dije drejtori Gjokuta.

Për shkak të këtyre shkeljeve, ka nisur procesi i verifikimit të përgjegjësive brenda administratës doganore. Aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikëqyrës, janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë.
Kontrolli është kryer në:
– 8 magazina të lira për karburantet me vendndodhje në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë
– 4 magazina të lira për produktin Gaz i Lëngshëm Natyror me vendndodhje në Vlorë dhe Porto Romano
– Si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...