Familjarët e Santiago Malkos, 26 vjeçarit që mbeti i vdekur nga atentati në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet kanë mbërritur pranë vendit të krimit. Në vendngjarja ka qenë edhe nëna e tij.
News 24 ka transmetuar live momentin kur nëna e Malkos është afruar në vendin e ngjarjes, ku ndodhet i ndjeri, i cili po transportohet për në morg ku do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.
“Më vranë djalin”, thotë gruaja, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo jeton në zonën e Babrrusë pranë Tiranës.
Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi me iniciale D.A. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...