Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell zhvilloi një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Në njoftimin e bërë publik nga vetë BE, thuhet se Borrell përsëriti kënaqësinë e tij për vendimin e Këshillit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Përfaqësuesi i Lartë theksoi se ky ishte një lajm i mirë për vendet, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi i Lartë dhe Kryeministri diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe rëndësinë e trajtimit të nevojave të menjëhershme për emergjencën.
“Ata u pajtuan se është i nevojshëm një veprim i fortë dhe i koordinuar për të adresuar ndikimin e kësaj pandemie në shoqëri dhe ekonomi.
Josep Borrell nënvizoi se Bashkimi Evropian po punonte intensivisht me Ballkanin Perëndimor, dhe se bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësorë”.
Zyrtari i lartë i BE iu referua mbështetjes specifike që Komisioni i dha Shqipërisë – mbi 50 milion € – për mbështetje të menjëhershme në sektorin e shëndetësisë dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE arriti në përfundimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë./oranews
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...