Java e re do të jetë një nga më të rëndësishmet për mesazhet që do të përcjellë faktori ndërkombëtar, një javë që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.
Të hënën Tiranën do ta vizitojnë 2 aktorë të rëndësishëm evropianë, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i jashtëm hollandez Bert Koender. Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm evropianë, që e mbështesin perspektivën evropiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t’i dhënë vendit zgjedhje të standardeve evropiane.
Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit evropian, David McAllister.
Zëvendës-presidenti i partive popullore evropiane është pranuar nga forcat politike kryesore, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut.
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, debate mbi kërkesën për ndarjen...
The Guardian shkruan për Kosovën: Kjo s’do të jetë përpjekja...