Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit.
Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania’ protestuesit mbanin në duar pankarta ku bëhej thirrje kundër hec-eve, madje në disa prej tyre ndërtimi i këtyre veprave konsiderohej si gjenocid.
Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre hec-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhin e trashëguar prej brezash.
Protesta të ngjashme janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më 16 korrik./TCH
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...