Nëntë persona kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen si shpërndarës të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.
Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë ka finalizuar operacionin “Qiraja” pas një hetimi 2-vjeçar.
Të arrestuarit janë Ilia Elezi, 57 vjeç, Grigor Baloshi, 53 vjeç, Gjergj Kolvani, 45 vjeç, Blendi Spaho, 39 vjeç, Gentian Hoxha, 32 vjeç Armando Dangëllia, 33 vjeç, Myzejen Nuzi, 39 vjeç Feliks Dangëllia, 32 vjeç dhe Megi Maknori, 22 vjeç, të gjithë me banim në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasit B.M dhe R.U, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e këtij grupi kriminal, ndërsa janë proceduar edhe 6 persona të tjerë.
Gjatë finalizimit të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete me të cilat kryhej aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, një sasi prej rreth 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, një peshore rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celulare dhe karta telefoni, shuma prej rreth 1.000.000 lekë, transmeton shekulli.
Ky grup kriminal aktivitetin e tij e shtrinte në qytetin e Tiranës në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobusëve, si dhe në qytetet Durrës, Fier dhe Vlorë./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran