Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Albana Koçiu, ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se ka lindur beba me peshën më të madhe, në dekadën e fundit.
Koçiu bëri të ditur se pesha e foshnjës është 6 kilogramë e 150 gramë.
Ajo tha se lindja është realizuar suksesshëm në mënyrë natyrale.
“Mirënjohje nga zemra për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, tha ajo.
Lindja është kryer në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër